Makedonski Telekom SHA i publikon informacionet dhe dokumentet apo materialet e tjera me shkrim në internet faqen e vet vetëm për qëllime informative.

Me këtë rast, Makedonski Telekom SHA ju njofton se kërkimi i internet faqeve të kompanisë njëherit do të thotë edhe pranimin i kushteve në vijim:
Internet faqet e Makedonski Telekom SHA, përmbajtja apo cilado pjesë e të njëjtave mbrohen me të drejtat autoriale. Vetëm kompania ka të drejtë t’i realizojë të drejtat të cilat dalin nga të njëjtat.

Përmbajtja e internet faqeve të Makedonski Telekom SHA duhet të interpretohet në bazë të teksteve origjinale, pa ndryshime. Mund të ndodh këto faqe të ndryshohen pavarësisht vullnetit apo jashtë kontrollit të Makedonski Telekom SHA. Për këtë, përveç se nëse parashihet ndryshe me ligj, kompania nuk merr përgjegjësi për saktësinë, besueshmërinë, kohën apo përmbajtjen e informacioneve, dokumentacioneve apo materialeve të tjera me shkrim të publikuara në faqet e internetit.

T-brendi korporativ, brendi T-Home për shërbime nga rrejti fiks dhe prodhimet dhe shërbimet e tjera më të gjera, si dhe emrat dhe mesazhet e të gjitha prodhimeve dhe shërbimeve të Makedonski Telekom SHA janë lëndë e mbrojtjes së të drejtës së shenjës për tregti. Të gjitha aktivitetet të cilat janë lëndë e së drejtës së shenjës tregtare dhe të gjitha të drejtat (duke i përfshirë edhe të drejtat etike) lidhur me këtë lloj të aktiviteteve ruhen.

Ndalohet përdorimi, reproduksioni, transmetimi, distribuimi, transformimi apo ruajtja e përmbajtjeve në internet faqet në çfarëdo forme, të pjesshme apo të plota, pa leje paraprake me shkrim nga Makedonski Telekom SHA. Megjithatë, si mënyrë e shfrytëzimit të lirë, kompania ju lejon t’i ruani përmbajtjet e këtyre faqeve apo t’i printoni nga kompjuteri juaj, për përdorimin tuaj personal.

Makedonski Telekom SHA e ruan të drejtën t’i ndryshojë apo transformojë internet faqet e veta në çdo kohë. Gjithashtu, Makedonski Telekom SHA mund ta kufizojë apo ndërprejë qasjen deri te këto faqe. Makedonski Telekom SHA nuk garanton për qasje të pandërprerë apo të pagabueshme deri tek faqet. Kompania kategorikisht i hedh poshtë cilatdo sëme dhe/apo humbje të cilat dalin nga qasja e pautorizuar deri tek faqja fillestare, informacionet, dokumentet apo materialet e tjera me shkrim të cilat kanë qasje te të njëjtat, gjendja jopërkatëse e faqes për përdorim, funksionimi jopërkatës, parregullsitë, çfarëdo problemesh në funksionimin apo paqartësia e tyre.

Ndalohet vendosja e çfarëdo linku me internet faqen pa miratimi paraprak me shkrim nga Makedonski Telekom SHA. Madje edhe poqese merret miratim i këtillë për vendosjen e linkut, ndalohet instalimi i çfarëdo elementeve nga përmbajtja e faqes në ndonjë internet faqe tjetër (në formë të kornizës apo linkut të instaluar). Gjithashtu, me miratimin e lartëshënuar mund të vendoset link vetëm me faqen fillestare www.telekom.mk.

Makedonski Telekom SHA nuk pranon asnjë përgjegjësi për përmbajtjet të cilat janë vendosur, transmetuar, ruajtur, të cilat janë vënë në dispozicion apo të publikuara nga palët e treta me të cilët është vendosur link apo të cilat kanë të bëjnë me faqet e Makedonski Telekom SHA.

Dorëzimi i materialit me shkrim nga ana juaj ( në e-mail mesazh të dërguar deri tek cili do server i yni apo përmes faqeve tona të internetit) domethënë pajtimi se materiali mund të publikohet. Me dorëzimin e materialit deri tek ne, pranoni se  Makedonski Telekom SHA mund ta publikojë pa kurrfarë përgjegjësie – dhe t’i shfrytëzojë përmbajtjet e tij (pjesërisht apo të plotë) me publikimin e autorësisë tuaj. Me dorëzimin e materialeve të këtilla deri tek ne, pajtoheni se materiali apo përmbajtja e tij nuk e shkelin pronësinë personale intelektuale apo të drejtat e tjera të cilësdo palë të tretë, dhe se palët e treta nuk do të ngrisin çfarëdo procese gjyqësore kundër Makedonski Telekom SHA në lidhje me të drejtat e këtilla, nuk do të dorëzojnë çfarëdo kërkesa apo padi, dhe në fund, nëse cilado palë e tretë dorëzon padi kundër Makedonski Telekom SHA, ju në tërësi do t’i kompensoni shpenzimet e Makedonski Telekom SHA.

INFORMATA NGA BERZA

Makedonski Telekom AD Skopje

QASJE E SHPEJTË DERI:

Operatorët vendas

SHËRBIMI I SHFRYTËZUEYVE

122

kontakt@telekom.mk

Verzioni desktop