Video mbikqyrje

Makedonski Telekom ju ofron solucion të sigurt për mbrojtje proaktive të pronës dhe resurseve.

Solucioni mundëson sistem të centralizuar për video mbikqyrje të lokacioneve të disperzuara në territorin e Republikës së Maqedonisë për institucione financiare dhe qeveritare, përfaqësi shtetesh të huaja, objekte dhe lokalitete të mbrojtura, servise publike ose servise në rrugë, kapacitete prodhuese, magazinuese dhe shitëse, kazino dhe bastore, pika të karburantit, lokalitete ndërtimi etj. Njëherit, solucioni paraqet plotësim/zëvendësim ideal të mbrojtjes fizike dhe sistemeve të alarmit.

Shfrytëzoni përparësitë e solucionit për video mbikqyrje i cili siguron:

  • Mbulim nacional
  • Disponibilitet i madh
  • Besueshmëri – realizim nëpërmjet video rrjetit privat virtuel,
  • Modularitet – zgjedhje të linqeve dhe pajisjeve sipas nevpojave të shfrytëzuesit
  • Çmime konkurruese

Solucioni për video mbikqyrje përfshin:

  • Pajisje terminale (kamera, serverë dhe softver për video mbikqyrje)
  • Video linqe komunikuese sipas zgjedhjes së shfrytëzuesit, për lidhjen me lokacionet në rrjetin e vetëm virtuel për video mbikqyrje („video VPN“)
  • Kablim, instalim dhe mirëmbajtje
  • Mundësi për qasje deri te „video VPN“ rrjetin nëpërmjet konektuesit MaxADSL ose qasje të sigurt globale nëpërmjet internetit

Verzioni desktop