Video konferenca

Me shërbimin për video konferencë të Makedonski Telekom mund të mbani mbledhje të vërtetë dhe efikase edhe pse pjesëmarrësit janë me dhjetra, qindra ose mijëra kilometra larg prej jush. E gjithë kjo duke kursyer kohë dhe para të çmueshme të shpenzuara për udhëtime zyrtare, me çka përmirësohet manyra se si e menaxhoni biznesin tuaj.

Video konferenca si teknologji mundëson që palë të largëta të shihen dhe bisedojnë ndërmjet vete, në qytete ose shtete të ndryshme. Pajisja bashkëkohore mundëson mbajtjen e mbledhjeve vijuese nëpërmjet internetit. Video konferenca si mënyra më direkte dhe efikase e komunikimit, duke krahasuar me bisedën telefonike ose e-porosinë, është ideale për mbajtjen e mbledhjeve afariste dhe konferencave, ngjarjeve, ligjëratave dhe mësimit në distancë, trajnime për të punësuarit ose klientët, promocion të produkteve, shërbime konsalting të llojit biznes-biznes, telemjekësia, intervistat për punë etj.


Video konferenca tash është në dispozicion, nëpërmjet solucioneve tona, edhe atë nëpërmjet:

  • Mbajtjes së video konferencës deri me tetë pjesëmarrës, në sallë të video konferencave të Makedonski Telekom,
  • Mbajtjes së video konferencës në lokacion sipas zgjedhjes suaj
Verzioni desktop