Е-fatura

Fatura elektronike (Е-fatura) paraqet zëvendësim të faturës në letër (fatura) që e merrni me anë të postës në adresën tuaj shtëpiake. Shfrytëzimi i shërbimit do të thotë vetëm ndryshimi i mënyrës së dërgimit të faturës, ndërsa përmbajtja mbetet e njëjtë. Е-fatura është falas, e thjeshtë, e lehtë dhe para së gjithash ekologjike.

Me shërbimin Fatura elektronike i përfitoni këto përparësi dhe benefite:

  • 24/7 orë onlajn qasje deri te të gjitha informacionet për faturën tuaj në Telekomi Im;
  • Monitorim elektronik të shpenzimeve mujore;
  • Pranimi i faturës në e-adresën tuaj në fillim tëçdo muaji;
  • Pasqyrë e e-faturës suaj në profilin tuaj të përdoruesit në Telekomi Im;
  • Mundësi që të paguani faturën onlajn menjëherë;
  • Kursim në kohë;
  • Kontribut për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Gjithçka që duhet të bëni për të shfrytëzuar Faturën elektronike është aktivizimi i shërbimit duke dhënë pëlqim për pranimin e faturës në formë elektronike në e-adresën tuaj.

Shërbimi E-fatura mund të aktivizohet përmes një prej këtyre mënyrave:

Kushtet për shfrytëzimin e shërbimit E-fatura janë këto:

  • Pajtoheni që faturat mujore për shfrytëzimin e shërbimeve tuaja t’ju dërgohen në formë elektronike, kurse kqyrje në faturat do të keni në portalin Telekomi Im. Nëse keni nevojë për faturë në formë të shtypur, pajtoheni që të drejtoheni në një prej dyqaneve tona.
  • Në bazë të pëlqimit tuaj, Makedonski Telekom AD Skopje obligohet që ta dërgojë faturën në fillim të çdo muaji në e-adresën tuaj dhe ta vendosë në portalin Telekomi Im, ku si parapagues keni obligim që ta kontrolloni dhe ta respektoni afatin e pagesës.

Shikoni sqarimin e faturës për shërbimet mobile dhe sqarimin e faturës për shërbimet mobile dhe të integruara:

pageArea reserved, leave empty!!!