Shpejtësitë e qasjes

Shpejtësi për teknologji 3G (HSPA)
Shpejtësia maksimale që mund të arrihet me teknologjinë HSPA (3G) është:

  • në DOWNLINK drejtim (gjatë shkarkimit të të dhënave) – 42 Mbit/s
  • në UPLINK drejtim (gjatë dërgimit të të dhënave) – 5,76 Mbit/s

Kushtet nga të cilat varet shpejtësia e transferit:
Shpejtësia faktike varet nga largësia juaj me stacionin bazë, numrin e shfrztëzuesve që për momentin e shfrytëzojnë stacionin bazë si dhe mundësitë e pajisjes 3G. Duke i marrë parasysh të gjithë këto faktorë, realisht mund të priten shpejtësi prej 1 Mbit/s deri 4 Mbit/s çka është rreth 10 herë internet më të shpejtë në krahasim me GPRS/EDGE

Shpejtësi për teknologji 2G (GPRS dhe EDGE) 
Shpejtësia maksimale që mund të arrihet me teknologjinë GPRS është:

  • në DOWNLINK drejtim (gjatë shkarkimit të të dhënave) – 48 Kbit/s
  • në UPLINK drejtim (gjatë dërgimit të të dhënave) – 24 Kbit/s

Shpejtësia maksimale që mund të arrihet me teknologjinë EDGE është:

  • në DOWNLINK drejtim (gjatë shkarkimit të të dhënave) – 236,8 Kbit/s
  • në UPLINK drejtim (gjatë dërgimit të të dhënave) – 118,4 Kbit/s

Kushtet nga të cilët varet shpejtësia e bartjes:

  • Mbulimi me rrjet të teknologjisë GPRS, EDGE. Teknologjia GPRS është mundësuar kudo ku ka GSM sinjal, kurse teknologjia EDGE është mundësuar në territor më të kufizuar. Informacione mbi mbulimin me rrjet mund të gjenden në hartë në këtë link.
  • Mundësitë e pajisjes mobile (telefon ose kartelë -USB-PCMCIA), vallë i njejti mbështet/përkrah teknologji GPRS dhe EDGE.
  • Klasi i pajisjes mobile në veçanti për GPRS dhe EDGE. Për shembull, klasi 10 për GPRS do të thotë se pajisja mbështet shpejtësi maksimale prej 48 Kbit/s në downlink, kurse klasi 10 për EDGE do të thotë se pajisja mbështet shpejtësi maksimale prej 236.8 Kbit/s në downlink.
  • Kushtet e radio rrjetit – fortësia e sinjalit pranues.
Verzioni desktop