Solucione LAN dhe WAN

Sistemi për kablim strukturor (SCS) paraqet sistem gjeneral komunikues me tel, i cili përdoret për transfer të zërit, të dhënave, video komunikim dhe paraqet „qarkullim gjaku“ për tërë rrjetin komunikues të të dhënave dhe zërit. Vetëm sisteme të dizajnuara, implementuara dhe të menaxhuara në mënyrë adekuate mundësojnë mënyrë optimale dhe efikase të shfrytëzimit të resurseve dhe komunikimeve të pandërprera afariste.

Pajisjet LAN dhe WAN

Sigurojmë solucione të ploa të cilët përveç kablimit strukturor përfshijnë edhe lidhjen e të gjithë pajisjeve/aparateve dhe veglave tuaja, të domosdoshme për kryerjen e aktiviteteve të përditshme afariste në sistem rrjeti aktiv dhe funksional (serverë për postë elektronike, fajll serverë, desktop kompjutorë, laptopë, pajisje për konferencë etj.).

Të përkushtuar shërbimeve me kualitet dhe vlerë të lartë, Makedonski Telekom nëpërmjet partneriteteve me prodhuesit primarë siguron pajisje rrjeti. Portofoli ynë i produkteve përfshin:

  • Solucione për rrjete lokale (LAN) – lidhje rrjeti në kuadër të një lokacioni
  • Solucione për rrjete pa tel (WLAN) – komunikime të dhënash pa tel dhe qasje deri te resurset e kompanisë në kuadër të rrjetit
  • Solucione për rrjete WAN – lidhje të lokacioneve të largëta dhe lidhje reciproke të LAN dhe WAN rrjetave dhe sigurim të internet qasjes

Zgjedhja e partnerit përkatës për dizajnim, implementim dhe mirëmbajtje të këtyre solucioneve, do ju sigurojë komunikim të pandërprerë dhe të vazhdueshëm, e që është çelësi i punës efikase.


Verzioni desktop