Kur të vetëdijshëm do të vendosni të vazhdoni me kërkimin në veb faqe të pasigurtë, duhet të jeni të vetëdijshëm për rreziqet që i merrni. Kërcënimet mund të ndahen në këto kategori:
- Malware (softver keqdashës) mund të infektojë aparatin mobil duke e shkarkuar nga internet fletëkërkuesi kur përdoruesi do të vizitojë veb faqe të infektuar. Softveri keqdashës mund të jetë i dizajnuar me qëllim që të inçizojë shtypjen e çdo butoni të tastaturës të aparatit mobil.
- Spyware (softver sipinazhi) i ndjek onlajn aktivitetet e aparatit të infektuar.
- Worm (krimb) ) e infekton aparatin me çrast internet lidhja bëhet e ngadalshme për shkak se krimbi e përdor për të gjetur aparate të tjera të mundshme ku do mundej të futet.
- Phishing (vjedhja e të dhënave personale) paraqet përpjekje për të ardhur deri te informacione të dobishme të përdoruesit si emra përdoruesish dhe fjalëkalime, të dhëna për kartela kreditore dhe të ngjashme, për shkaqe kriminale (më shpesh për vjedhjen e të hollave). Përpjekja manifestohet përmes veb faqeve të rrejshme të cilat duken si të vërteta.
- Botnet attacks (ботнет напади). Hakerët shpesh kontrollojnë rrjete nga aparate të infektuara kompjuterike të ashtuquajtura „zombi” ose „botnet” rrjete, të cilat përdoren për sulme të aparateve të tjera kompjuteike.