Shfrytëzimi i poenave

Nëqoftëse jeni parapagues i shërbimeve fikse

Ponat mund ti shfrytëzoni për marrjen e produktit që është në dispozicion në Klubi im drejtpëdrejt në shitoret e Telekomit.

Nëqoftëse jeni shfrytëzues i shërbimeve fikse, mobile dhe të integruara

1. Në shitoret e Telekomit

Duhet vetëm të tregoni numrin e faturës suaj si shfrytëzues i shërbimeve mobile, numrin e Klub kartelës suaj si shfrytëzues i shërbimeve fikse, shifrën e dhuratës së zgjedhur dhe Telekom shitoren ku dëshironi dhurata t’ju dërgohet. Në momentin kur dhurata do të jetë në dispozicion në shitore, do ju lajmërojmë për tërheqjen e dhuratës në shitoren e zgjedhur në afat prej 15 ditëve.

2. Nëpërmjet Kontakt qendrës në 122

Lajmërohuni në 122 për të porositur produktin. Ndër të tjera duhet të tregoni numrin e faturës suaj për shërbimet mobile, numrin e Klub kartelës suaj si shfrytëzues i shërbimeve fikse, shifrën e dhuratës së zgjedhur dhe Telekom shitoren ku dëshironi që dhurata t’ju dërgohet. Në momentin kur dhurata do të jetë në dispozicion në telekom shitore, do ju dërgojmë SMS porosi me të cilën do ju informojmë që të tërhiqni dhuratën nga shitorja e zgjedhur në afat prej 15 ditëve.

3. Nëpërmjet portalit Telekomi im

Zgjidhni dhuratën në katalog në përputhje me numrin e poenave të grumbulluar në Klubi im. Në momentin kur produkti do të jetë në dispozicion në Telekom shitoren, do ju dërgojmë SMS porosi me të cilën ju informojmë që të tërhiqni dhuratën nga shitorja e zgjedhur në afat prej 15 ditëve.

Verzioni desktop